Roma e papërmbajtshme ndaj Parmës, shkëlqen Donyell Malen (video)

Roma e papërmbajtshme ndaj Parmës, shkëlqen Donyell Malen (video)

Roma e Gian Piero Gasperini ka marrë fitoren e katërt rresht në Serie A. Kryeqytetasit fituan 1-5 në tranfertën ndaj Parma, e vlefshme për javën e 11-të. Protagonisti kryesor ishte Donyell Malen me 4 gola të shënuar. Sfida në “Ennio Tardini” u zhbllokua në minutën e 39-të, ku pas një krosimi në zonë të 19-vjeçarit Emanuele Lulli, ishte i zakonshmi Donyell Malen që kontrolli bukur topin dhe e dërgoi atë në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për kryeqytetasit. Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit, të cilët barazojnë shifrat 1-1 në minutën e 54-të, pas një zbritje të shpejtë në zonën kundërshtare dhe finalizimit me sukses të aksionit nga francezi Nesta Elphege. Në minutën e 68-të, ishte sërish Malen që kaloi verdhekuqtë...