Sot Lara Colturi pushtoi Kupën e Botës, familja shpërthen në lot gëzimi! Projekti që nisi katër vite më parë
Pas nëntë podiumeve, skiatorja kuqezi prek majën për herë të parë në karrierë. Një histori e jashtëzakonshme familjare, një projekt që nisi në vitin 2022 me Shqipërinë dhe tashmë po korr suksesin më të madh. Lara merr edhe kryesimin e përgjithshëm të Kupës së Botës. Lara Colturi ka shkruar historinë! Skiatorja kuqezi ka arritur fitoren e parë në karrierë në një etapë të Kupës së Botës në ski alpine, duke triumfuar në slalomin e Gurglit në Austri. Në moshën vetëm 20-vjeçare, pas nëntë podiumeve, më në fund ka ardhur ngjitja në shkallën më të lartë të podiumit për talentin që garon nën flamurin shqiptar. Një sukses që merr edhe më shumë vlerë për mënyrën se si është ndërtuar kjo histori. Pas këtij triumfi qëndron një...
Burimi:
javanews.al