Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën, të riun që akuzohet se vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja” pas një konflikti në rrugë. Pretenca u dha sot (10 korrik) nga organi i akuzës, që lexoi konkluzionet përfundimtare të dosjes pas procesit gjyqësor në Gjykatën e Fierit, për t’i lënë radhë edhe konkluzioneve të palë mbrojtëse, para se të shpallet verdikti. Mërnica akuzohet për veprat “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ngjarja ndodhi më 13 maj...
Burimi: Javanews.al