Vrasje e dyfishtë në Kamëz, viktimat dyshohen 2 vëllezër
Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Kamëz, ku dy persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri. Sipas raportimeve paraprake, dy viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Pas të shtënave, policia ka arrestuar personin e dyshuar si autor të krimit. Ende nuk ka të dhëna të plota mbi shkaqet e konfliktit që përfundoi me dy viktima, ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi dinamikën e ngjarjes dhe marrëdhënien mes personave të përfshirë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa rrethanat që çuan në përdorimin e armës së zjarrit mbeten ende për t’u sqaruar.
Burimi:
ntv.al