Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

Çështja e ngritur ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, në lidhje me dyshimet për falsifikim dokumentesh është rikthyer sërish në vëmendje të publikut. Shkak është bërë rekursi i Prokurorisë, e cila nuk pranon vendimi ne Gjykatës së apelit që e shpalli Ejllin të pafajshëm. Prokuroria e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor nga relatori i caktuar, gjyqtari Sokol Binaj. Luiz Ejlli u akuzua për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani. Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë...