Vrasja në Itali, shqiptari nuk kishte vjedhur asgjë, autori: Ndihem i dëshpëruar

Vrasja në Itali, shqiptari nuk kishte vjedhur asgjë, autori: Ndihem i dëshpëruar

’Jam i dëshpëruar.’ Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në pronën e tij në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos. Një prej personave të grupit, një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, u godit nga plumbi dhe ndërroi jetë. Mollo, i cili punon si shofer kamioni, është aktualisht nën hetim në gjendje të lirë për vrasje. Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, Mollo ndodhej në pjesën e banueshme të shtëpisë së familjes, e cila është në rikonstruksion, kur dëgjoi zhurma gjatë natës. Ai mori pistoletën që e posedonte në mënyrë të ligjshme dhe doli për të kontrolluar situatën. Përballë tij ndodhej një grup prej të paktën 4-5 personash. 35-vjeçari qëlloi disa herë në errësirë,...