Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e të riut në Lipjan/ Çfarë dihet dhe kujt i drejtohet përgjegjësia, a patën policët ndikim?
Foto ilustruese KOSOVË- Rasti i vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan gjatë arrestimit nga policia po hetohet, ndërsa përflitet se shkak mund të ketë qenë ngufatja. Flamur Dylhasi, mjek në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku është kryer autopsia e viktimës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund ta pohojë e as mohojë shkakun e vdekjes, pasi ai komunikon vetëm me prokurorinë. Por, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se ka informacione që e lidhin drejtpërdrejt vdekjen e të riut me veprimet e policisë gjatë arrestimit. “Në bazë të informatave që na kanë ardhur...