No Image Available

Vrasja e Selami Hasani/ Ky është i vëllai që u plagos rëndë nga vrasësit

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Fier, ku një 60-vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Selami Hasani, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami”, ndërsa i plagosuri është vëllai i tij, Jakup Hasani. Atentati ndodhi rreth orës 09:40, në oborrin e banesës së viktimës, në lagjen “1 Maji”, në zonën e njohur si Kodër. Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë hyrë në oborrin e banesës dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve, për t’u larguar menjëherë pas sulmit. Jakup Hasani mori plagë të rënda dhe u transportua me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Një tjetër element që po hetohet nga...