‘Turp, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë!’, qytetarët nuk lejohen t’i afrohen ‘Sheshit të Flamurit’

‘Turp, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë!’, qytetarët nuk lejohen t’i afrohen ‘Sheshit të Flamurit’

Qyteti i Vlorës kremton sot 114 vjetorin, Ditën e Pavarësisë, ndërsa rreth orës 10:00 pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit në Sheshin e Flamurit. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, ajo që bie në sy këtë 28 Nëntor janë masat e shtuara të sigurisë. Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga efektivë të ardhur nga Fieri, kanë krijuar një perimetër të gjerë sigurie duke rrethuar Sheshin e Flamurit Për herë të parë, sipas asaj që konstatohet në terren, qytetarët nuk lejohen t’i afrohen sheshit për të ndjekur nga afër ceremoninë e ngritjes së flamurit apo momentin e vendosjes së kurorave me...