Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani
Artion Duka DIBËR- Drejtori i Policisë së Dibrës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me zbardhjen e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra. Në një konferencë për mediat, drejtuesi i Policisë, Artion Duka ka zbuluar detaje të reja nga operacioni i koduar “Bashkëfajësia”. Sipas tij, nga hetimet e 1 jave kanë dalë në përfundimin se vrasja e 22-vjeçarit Dobra ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për drogë mes viktimës dhe autorëve. “23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se me 4 shtetasit e lartpërmendur, autorë të...