Vrasja e Ilaria Sulës, ish-i dashuri dënohet me burgim të përjetshëm! Babai i shqiptares: Drejtësia u vu në vend

Vrasja e Ilaria Sulës, ish-i dashuri dënohet me burgim të përjetshëm! Babai i shqiptares: Drejtësia u vu në vend

ilaria sula-mark samson ITALI- Gjykata e Shkallës së Parë, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, i cili vrau me thikë ish-të dashurën e tij 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, në mars të vitit 2025. Vendimi u mor këtë të martë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Romës pas tre orësh shqyrtimi. Sipas mediave italiane, Samson, i cili e kishte pranuar autorësinë e krimit, nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit. Prokuroria e Romës ngriti akuzë ndaj Samsonit për vrasje me dashje me rrethana rënduese të paramendimit dhe fshehjen e kufomës. Ndërkohë, pas vendimit, reaguan prindërit e viktimës, të cilët ishin të pranishëm në sallë. Babai i viktimës, Flamur Sula, deklaroi se drejtësia është vënë...