Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, arrestohet njëri prej autorëve. Një tjetër dyshohet se ka ikur jashtë vendit
👁8346
Në Ksamil është arrestuar mbëmjen e sotme një prej autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, pak ditë më parë. Sipas burimeve të policisë, janë dy autorë për vrasjen, por njëri ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe të largohet jashtë vendit. Mendohet se arsyeja përse 58-vjeçari të jetë vrarë është fakti që ai ka dhënë informacione për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur rreth pak vite më parë. Praktikisht, dyshohet se viktima informonte grupin rival të një personi të vrarë për vendodhjen e tij që më pas shkaktoi një viktimë dhe ndezi gjakrat në Vlorë.