Vrasja e 24-vjeçarit në Shkodër, zbardhet dinamika: Sherri nisi në mesnatë në një lokal, autori i shkoi me pistoletë në banesë
24-vjeçari Ylberi Luli SHKODËR- Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 24-vjeçarit Ylberi Luli në Shkodër, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia njoftoi se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në banesën e 24-vjeçarit. Por, konflikti mes viktimës dhe autorit 25-vjeçarit Andri Vulaj, kishte nisur disa orë përpara. Sipas burimeve, konflikti mes tyre kishte nisur gjatë orëve të natës, në një lokal në zonën e Gjuhadolit. Viktima Ylber Luli është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës brenda makinës së tij bashkë me një person tjetër ndërsa rreth orës 2 pas mesnate është futur në banesë. Pas përplasjes që kishte nisur më herët, 25-vjeçari kishte shkuar te banesa e Lulit, teksa me vete kishte edhe...
Burimi:
zeri.ai