Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino
Që në momentet e para ishte e qartë se nuk bëhej fjalë për një aksident, kur më 6 korrik karabinierët gjetën trupin e 55-vjeçarit shqiptar me kafkën e copëtuar.Misteri rreth vrasjes së Mikel Rrokut të vrarë në apartamentin e tij në rrugën Verolengo, në Torino, ka arritur në një pikë kthese. Karabinierët kanë ekzekutuar dy urdhërarreste ndaj një çifti të dyshuar për vrasje të vullnetshme. Të arrestuarit janë 45-vjeçarja Laura Bordello, bashkëshortja e viktimës, dhe 52-vjeçari Duccio Fragiacomo, partneri i ri i gruas. Njësia hetimore e Karabinierëve ka rindërtuar të gjitha hapat që çuan në vrasjen e Rrokut. Sipas hetimeve, dy të dyshuarit ishin njohur në prill në një qendër kujdesi në San Maurizio Canavese, ku të dy ndodheshin të shtruar. Gruaja po trajtohej në...
Burimi:
javanews.al