Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vranë shqiptarin 17 vjet më parë në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët
👁8628
Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy autorët e vrasjes së shqiptarit Arjan Xhambazi 17 vjet më parë në Greqi. Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari u arrestuan një vit më parë nga policia e Korçës në bashkëpunim me autoritetet greke, por iu refuzua ekstradimi në shtetin helen. Ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes me dashje në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi në dhjetor të vitit 2008 në rrugën “Efpalinu në zonën e Athinës”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i vrarë Xhambazi dhe u plagos një tjetër. Për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të...