‘Votojmë për ndryshimin’/ Kryetarja e PD Lezhë: Të gjithë në këmbë më 11 maj kundër regjimit

‘Votojmë për ndryshimin’/ Kryetarja e PD Lezhë: Të gjithë në këmbë më 11 maj kundër regjimit

Në një takim të mbajtur nga PD-ASHM në Lezhë, ku lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi kandidatët për qarkun, Kryetarja e PD Lezhë, Donika Ndoj, dha një mesazh të fortë politik. Ajo theksoi se Lezha i ka hije të presë kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, duke iu referuar Berishës. Ndoj u shpreh se pas 12 viteve të keqqeverisjes, vendi ndodhet në prag të një diktature që izolon mendjen dhe shpresën e qytetarëve. Sipas saj, fjala e lirë shtypet, drejtësia kontrollohet dhe pasuritë vidhen, ndërsa varfëria thellohet çdo ditë. Ajo paralajmëroi se në këto kushte, heshtja është tradhti dhe qëndresa është detyrë. Ndoj bëri thirrje për pjesëmarrje masive më 11 maj, si një ditë për të ndarë të shkuarën me të ardhmen. Ajo theksoi se...