Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Vota e Greqisë, rezultat i denjë për Bjellorusinë’/ Nuri: Partia-shtet fiton 90-95 %, kanë bërë seleksionim të emigrantëve!
👁9382
Përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri shprehet se Partia Demokratike e ka ngritur me kohë problemin e votës së diasporës, madje javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv përmes një lidhje me skype nën moderimin e Armela Ferkos, Nuri tha se së bashku me drejtuesen politike të Diasporës në PD, Jozefina Topalli kanë realizuar 5 konferenca për median, për votën e diasporës, ashtu sikurse dhjetëra shkresa e kërkesa drejtuar KQZ, mbi problematikat e konstatuara. Sipas Nurit, makineria shtetërore është vënë në lëvizje për votën e diasporës mbi të gjitha...