Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vota e diasporës, OSBE/ODIHR dhe KQZ monitorojnë administrimin e zarfeve
👁13474
Përfaqësues nga Misioni i OSBE/ODIHR, të kryesuar nga Kreu i Misionit, Ambasadori Lamberto Zannier, dhe Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, vizituan Parkun Olimpik, ku ndodhet qendra e grumbullimit të zarfeve të votës së diasporës. Vizita e tyre kishte karakter inspektimi, për të monitoruar punën në këtë qendër, ku ka nisur administrimi i votës së diasporës. Duke folur për mediat, Ambasadori Lamberto Zannier theksoi: “Procesi për votën e emigrantëve po shkon shumë mirë. Duket se gjithçka është e mirëpërgatitur.” I pyetur për deklaratën e z. Klosi, i cili tha se vota e parë e mbërritur nga diaspora, nga Dibra, ishte për...