Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vlorë/ Një person përfundon në spital, dyshohet se është vetëplagosur me çifte
Një person është plagosur me armë zjarri, çifte, në fshatin Bolene të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është vetëplagosur. Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit. Menjëherë pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me vetëplagosje.