Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend
Partia Demokratike ka kërkuar që në seancën e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë të anulohen interpelancat me ministrin e Mjedisit dhe atë të Arsimit dhe të futet në rendin e ditës debat me Kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. “Në përputhje me rolin dhe funksionet e tij, Kuvendi i Shqipërisë duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeministri Edi Rama që të japë informacione dhe shpjegime mbi përzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni në këtë detyrë, duke pasur parasysh rekordet e saj problematike në Republikën e Kosovës, si dhe veprimtarinë e saj në drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, të debatojë mbi përgjegjësitë institucionale, si dhe të vlerësojë marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar fenomene të tilla...
Burimi:
javanews.al