Vlora dhe Gjirokastra mobilizohen për protestën në Tiranë, demokratët nisen drejt kryeqytetit

Vlora dhe Gjirokastra mobilizohen për protestën në Tiranë, demokratët nisen drejt kryeqytetit

Qindra demokratë nga dega e Partisë Demokratike në Vlorë janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së thirrur sot në orën 12:00, në mbështetje të studentëve. Demokratët janë nisur drejt kryeqytetit me automjetet e tyre private. Gjatë gjithë javës, strukturat e PD-së në Vlorë kanë zhvilluar takime organizative me rajonet e qytetit. Në këto takime kanë qenë të pranishëm drejtuesi politik Aurel Bylykbashi, deputeti Bujar Leskaj, kryetarja e degës së PD-së Vlorë, Nada Meçorapaj, si dhe përfaqësues të tjerë të strukturave të Partisë Demokratike. Në fokus të takimeve ka qenë mobilizimi i demokratëve dhe organizimi i pjesëmarrjes në protestën e sotme në kryeqytet, ku PD u ka bërë thirrje jo vetëm anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, por...