Vllaznia korr fitoren e pestë dhe nis shkëputjen, Teuta “leksion” Tiranës, triumfojnë Kamza e Apolonia
Vllaznia vijon të komandojë e pamposhtur këtë sezon Superligën në basketboll për meshkuj. Skuadra shkodrane, në takimet e javës së 5-të, fitoi 97-66 ndaj Flamurtarit në Vlorë. Ndeshje pa shumë histori, komanduar nga miqtë, ku u dallua Hibbitt, autor i 22 pikëve. Fitore të thellë korri edhe Teuta, që në fushën e saj mundi një ekip pretendent si Tirana, që këtë sezon po zhgënjen shumë. Sfida u dominua nga durrsakët, që u shkëputën që në pjesën e parë dhe nuk e vunë në diskutim fitoren (Glynn me 23 pikë më i miri). Skuadra e Kamza Basket bën detyrën në shtëpinë e saj, duke mundur 87-67 Pogradecin. Një ndeshje që nisi me rivalitet, por shpejt kamzalinjtë marrin frenat e lojës në dorë, duke u shkëputur gradualisht....
Burimi:
telesport.al