Bilanci i protestës së 28 Nëntorit, ‘Shëndetësia’: 61 të lënduar, protestues, policë, gazetarë dhe 1 deputet
pamje nga protesta e djeshme, 28 nentor TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të plagosur gjatë protestës së djeshme, 28 nëntor. Shëndetësia njofton se në dy spitalet kryesore në Tiranë janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjithsej 61 persona. Sipas njoftimit, mes të lënduarve janë efektivë policie, protestues, gazetarë, kalimtarë, punonjës sigurie dhe një deputet. Te Trauma, disa persona vijojnë të marrin trajtime mjekësore, ndërsa në QSUT të lënduarit kanë lënë spitalin. “Përditësim informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës së datës 28 nëntor 2026. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së djeshme: Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 50 pacientë,...
Burimi:
zeri.ai