Nga artistja e “Revolucionit të Flamingove” te prangat me 91 molotovë, kush është Fatime Paja që u kap me arsenalin e protestës
Fatime Paja u arrestua gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, pasi policia dyshon se ajo furnizonte protestuesit me molotovë dhe mjete të tjera për sulme ndaj efektivëve dhe institucioneve. 29-vjeçarja u kap në flagrancë në rrugën “Qemal Stafa”, në një makinë tip “Fiat”, ku policia sekuestroi 91 kokteje molotov, 166 fishekzjarrë dhe 59 tuba metalikë. Fatime Paja ishte mes artistëve që krijuan figurat e flamingove me të cilat protestuesit marshuan në Tiranë. Në një intervistë për Associated Press, ajo tregoi se grupi zgjodhi flamingon si simbol të protestës kundër projektit turistik në Nartë. Figurat i dhanë lëvizjes emrin “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë marshimeve, Paja merrte megafonin dhe udhëhiqte thirrjet “Shqipëria nuk shitet!” dhe “Mos e prekni Nartën!”. Bashkë me artistët e tjerë, ajo organizonte...
Burimi:
javanews.al