Reforma në shëndetësi, Spahiu prezanton 4 projektligjet e reja: MedAL do të garantojë furnizimin me barna
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, prezantoi përpara grupeve të interesit katër projektligjet e reja në shëndetësi, duke iu adresuar edhe pikëpyetjeve të ngritura mbi organizimin e furnizimit me barna përmes shoqërisë publike MedAL dhe rolin e sipërmarrjes private në këtë proces. Në aktivitetin “Shëndetësia drejt integrimit në BE 2030”, ku morën pjesë ekspertë të BE-së, përfaqësues të industrisë farmaceutike, komunitetit të biznesit dhe organizatave profesionale, Spahiu shpjegoi se MedAL synon të garantojë sigurinë dhe vazhdimësinë e furnizimit të institucioneve publike shëndetësore me barna, përmes koordinimit të fuqisë blerëse, planifikimit më të mirë të nevojave, menaxhimit të stokut dhe krijimit të rezervave strategjike. “Për pacientin, rëndësi ka që bari i duhur të jetë i disponueshëm në kohën e duhur, me cilësinë e kërkuar...
Burimi:
javanews.al