Dita e Çlirimit, Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi shqiptarët për Ditën e Çlirimit, duke përkujtuar të rënët për lirinë e atdheut. Kreu i Shtetit kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të kombit dhe vendosi një kurorë me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”. Në mesazhin e përcjellë për këtë ditë të shënuar, Presidenti Begaj theksoi, ndër të tjera, detyrimin e çdo brezi për nderimin e dëshmorëve dhe ruajtjen e amanetit të tyre, lirinë. “Sot, ne nderojmë kujtimin e trimave që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë; bij dhe bija të këtij vendi, që në një nga periudhat më të vështira të historisë sonë, zgjodhën të vendosnin lirinë e atdheut mbi jetën e tyre. Sakrifica e tyre përbën një nga amanetet më të shenjta të historisë. Ata janë pjesë...
Burimi:
javanews.al