NGA PENALLTI NË KARTON TË KUQ. ALAVESI FITON NË BERNABEU PAS 26 VJETËSH, BARÇA MUND T’I IKI REALIT ME 6 PIKË
Kur arbitri tregoi pikën e bardhë në Bernabeu, Realit iu dha mundësia të barazonte. Kur u kthye nga monitori, arbitri anuloi penalltinë dhe i tregoi Xhud Bellingamit kartonin e dytë të verdhë. Reali mbeti me dhjetë lojtarë. Alavesi fitoi dy me një dhe u largua nga ky stadium me fitoren e parë në njëzet e gjashtë vjet. Çfarë pa arbitri që e bëri të ndryshonte vendimin? Federata Spanjolle e Futbollit publikoi bisedën e minutës së tetëdhjetë e tetë. Nga dhoma e VAR-it, arbitrit Soto Grado i thanë se në këndin më të mirë që kishin në dispozicion nuk dallohej kontakt. Pasi e rishikoi aksionin, ai gjykoi se Bellingami ishte hedhur vetë. Të verdhën e parë anglezi e kishte marrë për protesta. Televizioni i Realit e...
Burimi:
ntv.al