Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Vllaznia do të përballet në Europë kundër Daugavplis, fillon shitja online e biletave
Vllaznia do të fillojë ndeshjet e saj në Europë në datën 10 korrik. Ekipi i drejtuar tanimë nga Edi Martini ka si pengesë të parë Daugaviplis. Kjo ndeshje vlen për turin e parë të Conference League dhe shkodranët duhet ta kalojnë këtë tur të parë. Kjo ndeshje do të luhet në Elbasan Arena pas problemeve të ndodhura me Bashkinë e Shkodrës për koncertin e Bujar Qamilit. Tanimë kanë dalë edhe biletat në shitje online dhe kur ka edhe shumë ditë nga ndeshja, shihet se interesi është jo i vogël. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/