VKM/ Qeveria miraton ndryshimin e pronësisë së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës

VKM/ Qeveria miraton ndryshimin e pronësisë së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot transferimin e pronave shtetërore te Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i stadiumit Niko Dovana” në Durrës. Vendimi i qeverisë synon zhvillimin e zonës përreth stadiumit dhe krijimin e hapësirave moderne sportive dhe komunitare. Korporata e Investimeve Shqiptare është autorizuar të veprojë si zhvillues i pronave përkatëse, të hapë procedurë konkurruese për përzgjedhjen e partnerit privat dhe të negociojë kontratat me subjektet e interesuara për realizimin e projektit. KISH do të mund të bashkëpunojë me Bashkinë e Durrësit, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe institucionet e tjera përkatëse...
Burimi: Sot.com.al