Vizita e gazetarit anglez Edward Frederick Knight, në veriun e Shqipërisë së vitit 1879

Vizita e gazetarit anglez Edward Frederick Knight, në veriun e Shqipërisë së vitit 1879

Nga: Refik Kadija Juristi dhe gazetari anglez Edward Frederick Knight (prill 1852-1925) ishte udhëtar i jashtëzakonshëm në tri kontinente – Evropë, Azi, Afrikë. Ai është autor i njëzet librave, disa prej të cilave janë udhëpërshkrime dhe disa të tjera përshkrime të përvojës së tij si korrespondent lufte në Japoni, Trinidad, Brazil, Sudan, Rodezi etj. Lindi në Angli më 23 prill 1852 dhe e kaloi fëmijërinë në Indi. Studioi për drejtësi në Kolegjin Kaius të Universitetit të Kembrixhit. Ndonëse u diplomua si avokat i gjykatës së lartë më 1879, iu përkushtua karrierës gazetareske, kryesisht si korrespondent lufte. Shkroi shumë artikuj për gazetat londineze “Morning Post” dhe “The Times”. Më 1879, pikërisht në kohën kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit po luftonte për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga...