Vizita e Berishës në SHBA/ Këlliçi: Viza u dha me urdhër të Sekretarit Amerikan të Shtetit
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur vizitën e kryedemokratit Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ftuar në “Opinion”, Këlliçi është shprehur së dhënia e vizës së Berishës është bërë me urdhër të Sekretarit Amerikan të Shtetit në rrëzim të sanksionit të vendosur sipas Seksionit 7031(c) . Ai bëri po ashtu me dije se viza është 5-vjeçare. Ndër të tjera, Këlliçi u shpreh se ato persona që u përfshinë në shpalljen e Berishës “ non grata”, po përballen me drejtësinë, ku përmendi këtu kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn, ndaj të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. “Viza i është dhënë me urdhër të Sekretarit Amerikan të Shtetit në rrëzim të Sanksionit. Viza është 5-vjeçare....
Burimi:
syri.net