Burimi:
Gijotina.com

Vizat, ambasada amerikane u bën apel qytetarëve: Shmangni agjencitë dhe aplikoni vetë online
👁4721
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një thirrje për qytetarët shqiptarë që kërkojnë të aplikojnë për vizë amerikane që të shmangin përdorimin e agjencive apo të ashtuquajturve “agjentë vizash”. Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada thekson rëndësinë e plotësimit të aplikimit personalisht dhe me kujdes, duke paralajmëruar se gabimet apo informacioni i pasaktë mund të çojnë në refuzimin e vizës, apo edhe ndalim të udhëtimeve në të ardhmen. Autoritetet amerikane nënvizojnë gjithashtu se aplikimi online është i thjeshtë, i sigurt dhe plotësisht falas. “Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të...