Vivaldi integron Proton VPN në shfletuesin desktop

Vivaldi integron Proton VPN në shfletuesin desktop

Vivaldi dhe Proton kanë bashkëpunuar për ta bërë më të lehtë për përdoruesit e shfletuesit të navigojnë në internet në mënyrë private pa pasur nevojë të shkarkojnë dhe instalojnë një VPN. Prej ditës së sotme, versioni pa pagesë i Proton VPN është integruar direkt në shfletuesin Vivaldi dhe mund të aksesohet duke u kyçur në një llogari Vivaldi. Aktualisht funksionaliteti është i disponueshëm vetëm në versionin desktop të Vivaldi. Versioni pa pagesë i Proton VPN lejon përdoruesit të lidhen me serverët në pesë shtete të ndryshme dhe ofron shpejtësi mesatare VPN-je. Përdoruesit e Vivaldi mund të kalojnë në versionin me pagesë të Proton VPN për 10 dollarë në muaj. Në këmbim ata marrin shpejtësi më të lartë interneti dhe mundësinë për të zgjedhur serverë në...