Viti akademik, afro 120 mijë studentë rikthehen në auditore

Viti akademik, afro 120 mijë studentë rikthehen në auditore

Të hënën e 5 tetorit nis viti i ri akademik. Afro 120 mijë studentë rikthehen në auditorët e shkollave të larta publike dhe private, për tri ciklet e studimit. 20 mijë të rinj janë studentë të viteve të para, ku edhe këtë vit peshën më të madhe të pranimeve e mbajnë universitetet publike. 70% e ish-maturantëve kanë zgjedhur fakultete publike. Arjan Xhelaj kreu i rrjetit akademik shqiptar thotë se shkollat e larta janë në fazat e fundit të raundit të dytë të regjistrimeve. Pas këtij procesi maturantët jo fitues mund të regjistrohen pranë çdo fakulteti aty ku ka kuota të lira, pavarësisht preferencave që kishin shënuar në formularin A2. Referuar rrjetit akademik shqiptar, universitetet ne rrethe, degët e mësuesisë në publik dhe privat por edhe...