Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Viti 1932: Fundi tragjik i qëndistares së flamurit të Pavarësisë
Agron Shala Cilat janë ngjarjet që kanë shënuar shqiptarët dhe botën në vitin 1932? Në Shqipëri thellohet kriza e huave për zhvillim, të marra nga Italia më 1929. Në vitet 1932 dhe 1933, Shqipëria nuk mund të kryente pagesat e interesit, për çfarë Roma shtoi presionin duke kërkuar që Tirana të emëronte italianët që do të drejtojnë xhandarmërinë, që Shqipëria t’i bashkohet unionit doganor me Italinë, që Italia të merrte kontrollin e sheqerit të vendit, monopolin në telegraf dhe në rrymë, që italishtja të mësohet në shkolla dhe që të pranohen kolonët italianë. Ahmet Zogu nuk pranoi, por shkurtoi buxhetin me 30 për qind, shkarkoi këshilltarët ushtarakë italianë dhe shtetëzoi shkollat katolike të drejtuara nga italianët në pjesën veriore të vendit. Në vitin 1932, në...