Vikingu dhe Club Brugge dhurojnë surprizat e mëdha, Interi humbet me 7 gola të shënuara në shtëpi
Mbrëmja e së martës në Champions League dhuroi emocione të mëdha, rezultate surprizë dhe përballje të luftuara, duke konfirmuar edhe një herë spektaklin që ofron kompeticioni më prestigjioz i futbollit europian. Arsenali ishte një nga skuadrat që shkëlqeu, duke mposhtur Lille me rezultatin e pastër 3-0. Jurriën Timber, Eberechi Eze dhe Bukayo Saka ishin autorët e golave për londinezët, të cilët siguruan një fitore bindëse. Një tjetër rezultat i rëndësishëm ishte triumfi 2-0 i Atletico Madrid ndaj Manchester United. Skuadra spanjolle shfrytëzoi momentet e saj dhe ndëshkoi anglezët, të cilët e patën të vështirë të reagonin. Surpriza më e madhe erdhi nga Milano, ku Club Brugge arriti një fitore spektakolare 4-3 ndaj Interit, në një ndeshje me shtatë gola. Belgët i shkaktuan një humbje të...
Burimi:
sportekspres.com