Vijon përplasja për pagat/ KLGJ letër Ministrisë së Financave: Ekzekutoni rrogat e gushtit për gjyqtarët, zbatoni vendimin e Kushtetueses

Vijon përplasja për pagat/ KLGJ letër Ministrisë së Financave: Ekzekutoni rrogat e gushtit për gjyqtarët, zbatoni vendimin e Kushtetueses

Vijon përplasja mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv për çështjen e trajtimit financiar të magjistratëve. Përmes një shkrese zyrtare të datës 3 shtator 2026, të nënshkruar nga kryetari Ilir Rusi, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, me dijeni edhe Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm dhe ekzekutimin e pagave të muajit gusht 2026 për gjyqtarët dhe punonjësit e administratës gjyqësore. Në dokumentin zyrtar, KLGJ sqaron se situata ligjore dhe buxhetore lidhur me formulën e llogaritjes së pagave të gjyqtarëve rrodhi pas shfuqizimit të dispozitave ligjore nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 15, datë 17 shkurt 2026. Pasi Kuvendi i Shqipërisë dështoi të miratonte ndryshimet e nevojshme ligjore brenda afatit të caktuar...