Trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK kërkon 121 vite burg për grupin e trafikantëve /EMRAT

Trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK kërkon 121 vite burg për grupin e trafikantëve /EMRAT

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për grupin e akuzuar për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, duke kërkuar në total 121 vite burg për 10 të pandehurit. Hetimet e ndjekura nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi kanë zbuluar se grupi kishte organizuar importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave, të deklaruara si “lëkurë gjedhësh”, brenda të cilave u sekuestruan rreth 90 kilogramë kokainë. Për të pandehurit, SPAK ka kërkuar dënime të ndryshme, në varësi të rolit dhe përgjegjësisë së secilit në aktivitetin e dyshuar kriminal. Konkretisht: Aldi Zonja: 14 vite burg, që me gjykim të shkurtuar shkon në 9 vite e 4 muaj. Artion Çaushllari: 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar shkon në 10 vite. Geis Sejfullai: 14 vite...