Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është paraqitur sot në GJKKO. Bllako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij. Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve. Pasi gjykata konstatoi se koha e vuajtur në paraburgim që nga data 9 dhjetor 2023 ishte më e madhe se masa e dënimit, vendosi të shuajë masën “arrest në burg” dhe urdhëroi lirimin e tij. Gjykata i hoqi gjithashtu të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Burimi:
gijotina.com