Vijon aksioni për lirimin e plazheve publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit dhe paralajmëron bizneset

Vijon aksioni për lirimin e plazheve publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit dhe paralajmëron bizneset

Aksioni për lirimin e plazheve publike është ndalur edhe te Kepi i Rodonit. Kreu i qeverisë Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet sociale me pamje nga aksioni, shprehet se do të rikthehen hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit. “Kepi i Rodonit – Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë”, shkruan Rama. Top Channel