Vijojnë temperaturat e larta në vend, parashikimi i motit për këtë të premte

Vijojnë temperaturat e larta në vend, parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell. Në mesditë në lindje nuk do të mungojnë vranësira të pakta deri mesatare-kalimtare përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s. Valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv