Vidhte paratë dhe sendet me vlerë të pushuesve në plazh, arrestohet “skifteri” në Durrës

Vidhte paratë dhe sendet me vlerë të pushuesve në plazh, arrestohet “skifteri” në Durrës

40-vjeçari ne nje rast vjedhje DURRËS- Një 40-vjeçar, i cili akuzohet për një sërë vjedhjesh në qytetin e Durrësit ka rënë në prangat e policisë. Gentian Llana vidhte shuma parash dhe aksesorë në automjetet e pushuesve, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa, ndërsa është identifikuar nga kamerat e sigurisë në disa raste.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që ky shtetas përdorte për të kryer vjedhje. Mësohet se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, i dyshuar për disa vjedhje në banesa të ndodhura më parë, në disa lagje të qytetit të Durrësit, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e vjedhjes së pronës. Durrës Vijon puna parandaluese, hetimore dhe zbuluese, me qëllim parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen...