Videot intime me artistët/ Policia e kërkoi në banesë, Adrian Hila paraqitet në Drejtorinë e Tiranës

Videot intime me artistët/ Policia e kërkoi në banesë, Adrian Hila paraqitet në Drejtorinë e Tiranës

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur mbrëmjen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje lidhur me publikimin dhe shpërndarjen në rrjet të videove intime të filmuara në studion e tij muzikore. Hila është paraqitur në ambientet e policisë rreth orës 20:00, pasi më herët autoritetet kishin lënë një fletëthirrje për t’u paraqitur. Policia i kishte shkuar në banesë, por nuk e kishte gjetur. Ngjarja lidhet me publikimin online të disa videove intime, ku shfaqen persona të njohur të industrisë së muzikës shqiptare. Materialet janë përhapur në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendje të gjerë publike. Më herët, Hila ka deklaruar se ishte i tronditur nga publikimi i videove dhe se edhe vetë e konsideron veten viktimë të rrjedhjes së materialeve....