Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”. Procedimi lidhet me publikimin në media të disa videove intime, në të cilat shfaqej Adrian Hila në shoqërinë e personazheve femra të showbiz-it shqiptar. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, kamera e sigurisë që ka regjistruar pamjet dyshohet se është vendosur nga vetë Hila. Sipas policisë, paralelisht hetimet vijojnë edhe për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Autoritetet po hetojnë rrethanat e regjistrimit, ruajtjes dhe publikimit të pamjeve, ndërsa materialet i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.