VIDEO/ Xhixho: SPAK-u t’i hetojë kullat në Tiranë, paratë e drogës po shkatërrojnë konkurrencën
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’ në SYRI TV, me moderator Bled Marku, ka komentuar zhvillimet politike, hetimet e SPAK-ut dhe ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale. Duke folur për ndërtimet e kullave në Tiranë, Xhixho i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë burimin e financimit të tyre. Sipas Xhixhos, hetimi nuk duhet të fokusohet vetëm te pastrimi i parave, por edhe te pasojat që, sipas saj, sjell përdorimi i parave të paligjshme në ekonomi. Ajo e lidhi këtë situatë edhe me çmimet e apartamenteve dhe largimin e të rinjve nga vendi. ‘Absolutisht. Tani SPAK-u i ka kullat në mes të Tiranës. Nuk është e vështirë, nuk është e vështirë dhe mjafton të krahasosh atë...
Burimi:
syri.net