VIDEO/ Tomorri: Nuk ka prodhim armësh, SPAK-u duhet të verifikojë eksportet, të thirret ministri Nufi
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për aktivitetin e kompanisë Advanced Arms Technology dhe pretendimet lidhur me prodhimin dhe eksportin e armëve. Tomorri deklaroi se, deri më tani, kompania nuk ka prodhuar armë, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi planet për ndërtimin e një fabrike armësh në Shqipëri. Sipas gazetarit, kompanisë pritet t’i jepet një uzinë, në një zonë që ai e identifikoi si Milot ose Rubik, ku do të ndërtohej një fabrikë për prodhimin e armëve. Tomorri tha se një deklaratë e ministrit të Mbrojtjes, sipas së cilës kompania prodhon armë që janë në përdorim në konflikte, duhet të verifikohet nga institucionet. Sipas tij, nëse një kompani shqiptare nuk ka kapacitet prodhues, por armët vijnë...
Burimi:
syri.net