Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria dhe Mali i Zi po shihen si dy nga vendet që kanë shënuar përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, në një intervistë për televizionin “France 24”, vlerësoi ecurinë e procesit të zgjerimit, duke theksuar se Mali i Zi mund të jetë vendi i radhës që do të përmbyllë negociatat, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që po i afrohen anëtarësimit. Kallas nënvizoi se zgjerimi duhet të vijojë mbi bazën e meritave individuale dhe përmbushjes së kritereve, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit dhe reformat themelore. “Ne po vijojmë që të bëjmë hapa para me procesin e zgjerimit. Shpresojmë që Mali i Zi ta kalojë vijën e finishit së shpejti. Kemi edhe shtete të tjera të rëndësishme që...