Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ Intervista e rrallë me Gjergj Hanin, të burgosurin fëmijë të diktaturës

Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ Intervista e rrallë me Gjergj Hanin, të burgosurin fëmijë të diktaturës

Gjergj Hani u nda dje nga jeta, duke lënë pas një histori të jashtëzakonshme vuajtjesh, qëndrese dhe dinjiteti. Ishte vetëm 16 vjeç kur regjimi komunist ia ndërpreu fëmijërinë dhe e hodhi në ferrin e burgjeve politike. Një adoleshent, që në vend të viteve të bukura të rinisë, njohu qelitë, dhunën dhe torturat çnjerëzore të një prej diktaturave më të egra. Qafa e Barit, një emër që mbart kujtimet e tmerrit dhe vuajtjeve të të burgosurve politikë, u bë pjesë e historisë së tij. Por, pavarësisht gjithçkaje që përjetoi, Gjergj Hani nuk lejoi që urrejtja të bëhej pjesë e karakterit të tij. Pak vite më parë, gazetarët e Piranjave u kthyen bashkë me të në burgun famëkeq të Qafë Barit. Një rikthim emocional në vendin ku...