VIDEO/ Tensionet zhvendosen në rrugët e Tiranës, policia u vihet pas protestuesve
Forca të shumta policie janë shpërndarë nëpër rrugët e Tiranës, duke ndjekur nga pas grupet e protestuesve që janë larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pas disa orësh përplasjesh të ashpra përpara Kryeministrisë. Efektivët po ndërhyjnë në disa zona të kryeqytetit, ku po kapin dhe shoqërojnë me forcë persona të përfshirë në protestë. Ndjekja e demonstruesve ka vijuar edhe në rrugët anësore, ndërsa policia po përpiqet të shpërndajë grupet që janë zhvendosur nga bulevardi.
Burimi:
javanews.al