Video/ Sulmet ukrainase në qytetin rus të Belgorodit, 2 persona të vdekur dhe 16 të plagosur
Dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur nga një seri sulmesh me raketa dhe dronë ukrainas në qytetin rus të Belgorodit, mbrëmjen e së dielës, 30 gusht. Sipas zëvendësguvernatorit të Belgorodit, Alexander Shuvayev, dy viktimat humbën jetën pasi një objekt tregtar u godit gjatë sulmeve. Si pasojë, shpërthyen zjarre në shtatë depo në qytet. Një prej sulmeve raportohet se ka goditur termocentralin e Belgorodit, ku shpërtheu një zjarr. Në mesin e objekteve të goditura ishte edhe një depo e kompanisë ruse të shitjeve me pakicë Ozon. Kompania deklaroi se punonjësit u evakuuan në kohë, por sulmi shkaktoi viktima. Ozon ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj në Belgorod. Gjithashtu, një raketë goditi një ndërtesë ku ndodhet një stacion televiziv, sipas raportimeve lokale....
Burimi:
syri.net